Në një punim të përgatitur nga Mehmet Tutuncu, Mithat Aydin dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, historiani Ardian Muhaj, zbulohet një dokument i rëndësishëm nga Arkivat Osmane në Stamboll sipas të cilit, Kongresi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të 1912-ës u kryen në dijeni dhe me aprovimim e Kabinetit të Ministrave të Perandorisë Osmane.
Dokumenti mban datën 27 nëntor 1912 dhe është një vendim i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Është një përgjigje mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Çamërisë me qendër në Janinë, kryekomandanti i vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina.
Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.
Përgjigja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte aprovimin e qeverisë osmane për veprimet që po kryente dhe i kishte njoftuar rregullisht për lëvizjet e tij.
Një pjesë nga dokumenti është si më poshtë:
“27 nëntor 1912. Komandanti i Janinës ka dërguar një telegraf të koduar dhe ka shtruar disa pyetje për qeverinë. Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë si dhe disa nënshtetas të huaj do të mbajë një kuvend mbi situatën politike në Shqipëri.
Është qëndrimi i qeverisë sonë për t’i akorduar autonominë më të lartë të gjithë territoreve shqiptare. Ky është edhe qëllimi i këtij kuvendi dhe për këtë arsye është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e tij.
Të vihet në dijeni komandanti i vilajetit të Janinës si edhe Ministria e Luftës dhe Ministria e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje.
MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912)”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme