LAJMI I FUNDIT:

UEFA me ligj të ri, përfitojnë më së shumti lojtarët

UEFA me ligj të ri, përfitojnë më së shumti lojtarët

UEFA e ka publikuar sot një peticion për ta futur në fuqi ligjin e ri mbi tronditjet në kokë në nivel klubi dhe kombëtareje, vetëm për të mbrojtur më shumë lojtarët nga lëndimet serioze.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka informuar klubet dhe kombëtaret që ta nënshkruajnë këtë peticion, në të cilin përfshihen të gjitha procedurat që duhet ndjekur në raste të lëndimeve në kokë.

Këtu përfshihet një kontrolle tre minutëshe nga stafi mjekësorë pas lëndimit në kokë, ku nga rezultati i saj do të vendoset nëse lojtarit do t’i lejohet që të vazhdojë të luajë.


FIFA ndryshon rregullin e pozitës jashtë loje
Lexo po ashtu FIFA ndryshon rregullin e pozitës jashtë loje

Po ashtu, UEFA ka bërë të ditur se dëshiron që të ketë edhe video rishikimi të lëndimit nga stafi mjekësorë për të pasur sa më shumë informacione.

“Tronditja në kokë është një lëndim serioz i cili duhet të menaxhohet dhe të trajtohet në mënyrën më të mirë. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që merr pjesë në nivel klubi dhe kombëtareje është pjesë serioze për UEFA, por gjithashtu në asociacionet e tjera përgjatë kontinentit”, shkruante në komunikatën e UEFA-s.

Të gjitha lajmet nga UEFA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga UEFA

“Edhe pse studimet tregojnë një numër të vogël incidentesh në futboll, të gjithë duhet ta dinë si të reagojnë dhe çfarë të bëjnë në raste tronditjesh në kokë. Duke e nënshkruar këtë peticion, klubet dhe kombëtaret do të demonstrojnë përkrahjen e tyre drejt aktiviteteve mbi tronditje të kokës nga UEFA, dhe të marrin një hap para drejt mbrojtjes së lojtarëve të tyre”, thuhet më tej në UEFA.

Ky peticion përcillet nga vendimi i Bordit të Asociacioneve të Futbollit Ndërkombëtar (IFAB) për të përfshirë zëvendësimet për lëndime në kokë, vendim ky që lejon skuadrat që të bëjnë deri në dy zëvendësime më shumë, veçanërisht në rastet e lëndimeve në kokë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori