Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Vjenë, me Georg Knill, President i Federatës së Industrive Austriake dhe Michael Lowy, menaxher në këtë federatë.
Sipas komunikatës për medie, gjatë takimit Knill shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar në sektorët me interes të përbashkët dhe për të bërë sipërmarrje të përbashkëta.
“Pasi e mirëpritën kryeministrin Kurti në ambientet e tyre, ata siguruan mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Duke folur për Federatën e Industrive Austriake, ata bënë të ditur se kjo federatë aktualisht ka rreth 4800 anëtarë, që përfaqësojnë një milion të punësuar, kryesisht në industri, sektorin e financave dhe sigurimeve, sektore këto që së bashku përbëjnë 30% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Kurti i njoftoi me rritjen e të hyrave tatimore me rreth 30% dhe rritjen ekonomike dyshifrore.
“Duke folur për lidhjen e Kosovës me mërgatën, ai i njoftoi se rreth 70% të remitencave vijnë nga vendet gjermanofolëse dhe qe këto përbejnë 20% të Bruto Produktit Vendor të Kosovës. Ai theksoi se Kosova ka potencial të madh në teknologji të informacionit, ne sektorin e bujqësisë dhe të industrisë së përpunimit të drurit”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri veçoi mbështetjen e qeverisë për prodhuesit vendorë me subvencione të ndryshme, kredi dhe ndihmë rreth normave të interesit.
“Ne dëshirojmë të ndihmojmë industritë në Kosovë dhe me qeverinë e re dhe stabile, jemi të sigurt që mund të tërheqim investime të huaja direkte”, tha kryeministri.
Ai theksoi se në Kosovë ka mundësi për investime të përbashkëta nga mërgata kosovare dhe investitorët austriak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore