Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Dhe në lidhje me këtë ka thënë se ka disa arsye.
“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka disa faktorë që më ka shtyrë të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, ka shkruar Abazi.
Për këtë frustrim të Haki Abazit analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre.
Imer Mushkolaj thotë se nuk e merr seriozisht Haki Abazin edhe për shkak të së kaluarës kur sulmonte Vetëvendosjen e që më pas u bë pjesë e saj.
“Haki Abazi kur nuk ishte pjesë e LVV-së, akuzonte njerëzit e LVV-së për vrasje. Frustrimi i Abazit mund të lidhet me çështjet që ai dëshiron t’i çoj para e nuk po mundet t’i shtyjë. Statusi i tij nuk po flet shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Visar Ymeri thotë me kalimin e viteve Haki Abazi është degraduar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Në mandatin e parë zoti Abazi kishte një pozitë të rëndësishme në qeveri, derisa në mandatin e dytë mezi arriti të bëhet deputet. Në këtë drejtim mendoj se ka qenë një degradim në pozitë që i është bërë zotit Abazi nga LVV dhe lidershpi i saj. Mendoj se kjo mund të jetë një prej pakënaqësive që mund ta ketë personale zoti Abazi. Por mund të kenë edhe mospajtime politike që lidhen me energjinë, apo projekte tjera që Abazi sa ka qenë pjesë e Rocfeller Brothers i ka sjellë në Kosovë këto projekte”.
Ylli Hoxha thotë se Haki Abazi me Vetëvendosjen kanë mospajtime në lidhje me energjinë.
“Mendoj se Abazi ka qenë i prerë në kërkesat për dekarbonizim të energjisë”.
Ndërkohë që në bazë të burimeve të RTV Dukagjinit, pakënaqësitë e Abazit me LVV-në lidhen me disa injorime që po i bëhen atij.
“Injorimi që po i bëhet në vazhdimësi Haki Abazit si kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Shembull, është një vizitë e planifikuar në Finlandë për dialogun dhe punët e Jashtme dhe Haki Abazi në mesin e deputetëve tjerë nuk është fare i ftuar. Haki Abazi ka pakënaqësi edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila nuk komunikon fare me Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës”, kanë thënë këto burime që i ka lexuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje