LAJMI I FUNDIT:

Shqipërisë i shtohet edhe një ambasadë, ajo e Paqes për Ballkanin

Shqipërisë i shtohet edhe një ambasadë, ajo e Paqes për Ballkanin

Në Tiranë është inauguruar Ambasada e Paqes për Ballkanin, ku u tha se ky aset i çmuar do të shërbej për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Në inaugurimin e kësaj ambasade morën pjesë liderë e misionarë të paqes nga Kosova, Maqedonia, Kroacia dhe vende tjera, Mali i Zi, Bosnje dhe vende tjera.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi ish presidentin Moisiu për këtë organizim, duke thënë se ka qenë motiv në moment

“Ndoshta ambasadën më të rëndësishme në Ballkan, që është ambasada e paqes. Në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, ka kaluar sfida të jashtëzakonshme, ka përjetuar luftëra të përgjakshme dhe kur e shikon sa pak jemi për t’u copëtuar, grindur e luftuar, është koha për reflektim…dhe shpresoj shumë që ky simbol fizik i paqes të jetë një epiqendër e komunikimit dhe bashkëpunimit, të jetë një epiqendër e lidhjes së rrjetit të misionarëve të paqes në gjithë Ballkanin“, ka thënë ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ambasada e paqes do të jetë një aset i çmuar për kredibilitetin e tyre dhe t’i shërbej edhe aktiviteteve ndërkombëtare.

“Ambasada e Paqes do të jetë qendër e aktiviteteve për paqe në Shqipëri dhe Ballkan. Për të promovuar vlerat e familjes, lidershimin dhe qeverisjen e mirë, edukimin dhe trajnimin e të rinjve, të dashurisë për dijen, njerëzit dhe kombin. Për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit tonë, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në rajonin tonë“, ka thënë ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori