Çështja e pagesës së rrymës në veri, Bislimi sqaron si do të rregullohet: Po mundohemi ta minimizojmë dëmin, jemi viktimë e gabimeve në të kaluarën
Takimet bilaterale në Bruksel gjatë javës që lamë pas kanë zgjatur tri ditë të plota, ku janë diskutuar shumë tema, njëra ndër të cilat edhe pagesa e energjisë elektrikë për serbët e veriut që bëhet thuajse çdo vit nga Qeveria e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi që po i prinë ekipit negociator në nivel ekspertësh, ka thënë për Telegrafin se janë në rrugë të mirë për të vënë në binar këtë çështje.
Ai tha se e kanë dorëzuar një propozim të masave konkrete që duhet të merren nga BE-ja për rregullimin e kësaj çështjeje.
“Tek rasti i energjisë, mendoj që jemi në rrugë të mirë që edhe konsumin e energjisë në veri ta vendosim në binarët e sistemit tonë në tërësi. Jemi dakorduar me BE-në që t’ju dorëzojmë atyre një plan konkret me hapat që duhet të ndërmarrim në tre muajt e ardhshëm, kemi bërë këtë që ditën e nesërme. Bisedimet ka qenë më 16 (nëntor), ne më 17 i kemi dorëzuar z. Lajçak një propozim të masave konkrete që nënkuptojmë edhe veprimet që duhet të ndërmarrin nga vet Bashkimi Evropian për akomodimin e pikës 13 që nënkupton obligimet e BE-së dhe mendoj që ky propozim është pritur jashtëzakonisht mirë nga zyra e tij”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se janë viktimë e gabimeve që janë bërë në të kaluarën, ku sipas tij gabimi i parë është bërë kur është pranuar që çështja e energjisë elektrike në veri të Kosovës të trajtohet si çështje politike.
“Jemi viktimë e disa gabimeve fillestare që janë bërë në të kaluarën. Gabimi i parë është bërë që pagesën e energjisë në veri ta trajtojë si çështje politike. Nuk ka askund në botë ku pagesa e një shërbimi publik trajtohet nga dimensioni politik, është thjeshtë transaksion, ku qytetari merr një shërbim dhe për të njëjtin paguan koston. Por këtu pala serbe ka qenë e suksesshme sepse ka imponuar në tavolinën e bisedimeve një temë të thjeshtë ku është kontratë e qytetarët me komunën”, tha Bislimi.
Ai tha se tash do të merren me minimizim të dëmit dhe licencimin e një operatori tjetër, duke u kujdesur dhe duke mos prekur në distribuim dhe transmision të energjisë.
“Sikur kjo të mos mjaftonte ata kanë draftuar një marrëveshje që ka paqartësi të mëdha brenda dhe konfuzion saqë të krijon përshtypjen që personat e involvuar nuk e kanë ditur në mënyrë bazike si funksionon kjo. Neve na mbetet që të merremi me minimizim të dëmit, brenda kornizave të gjemë zgjidhje. Kjo zgjidhje ka të bëjë me licencimin e një operatori tjetër që bën furnizimin me energji elektrike, duke u kujdesur që në asnjë moment nuk preket uniteti si në transmision, as në distribuim të energjisë”, tha Bislimi, duke shtuar se duhet të përpiqen që qytetarët dhe bizneset të mos diskriminohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles