LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me Serbinë në Bruksel, Bislimi jep detajet e takimeve dhe flet për progresin në temat e diskutuara

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministër i Kosovës Besnik Bislimi ka folur për bisedimet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë të zhvilluara në Bruksel.

Në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Bislimi ka treguar detaje se pse nuk është mbajtur takimi trepalësh mes kryenegociatorëve dhe lehtësuesit të BE-së, si dhe a ka kushtëzime nga pala serbe për t’u ulur në tavolinën biseduese.

Bislimi në këtë intervistë ka treguar edhe për bisedimet që po ndodhin për një marrëveshje për targat, personat e zhdukur, energjinë eklektike në veri të vendit, asociacionin dhe marrëveshjen finale me Serbinë.

“Në fakt kanë qenë një seri takimesh me datë 16, 17, 18 ku janë diskutuar tema të caktuara që tash duken më aktuale. Kemi diskutuar edhe për një temë të rëndësishme siç është ajo e energjisë. Kemi diskutuar edhe për të pagjeturit, personat e zhvendosur me dhunë, marrëveshjen për përfaqësimin regjional të Evropës” ka deklaruar Bislimi.

Sipas tij Kosova ka kërkuar edhe qartësime për problemet që po i bën Serbia në lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

“Rasti i ekipit të boksit që nuk është lejuar të shkojnë në gara në Beograd, kemi diskutuar për barrikadat që po i vendos Serbia për transferimin e mjeteve buxhetore për komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç është rasti me shumën prej 100 mijë eurove që ka ndarë Qeveria e Kosovës për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në Preshevë. Kemi diskutuar po ashtu për ecjen përpara për çështjen e targave, kryesisht çështje të cilat janë imponuar në zhvillimet aktuale”, theksoi zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai ka theksuar se mungesa e takimeve trepalëshe e zbeh suksesin e negociatave, por vlerëson se ka pasur progres në takimet që janë bërë gjatë tri ditëve në Bruksel.

“Mungesa e takimeve trepalëshe e zbeh pak suksesin e negociatave, sepse aty është shumë më lehtë të konkretizohet diçka për hapat e mëtejmë. Megjithatë në të gjitha temat mendoj që ka progres”, tha kryenegociatori Bislimi.

Tutje, ai shtoi se sa i përket temës së energjisë janë  në rrugë të mirë që më në fund edhe konsumin e energjisë në veri të vendit siç tha ai “do ta vendosim në binarët e sistemit tonë energjetik në tërësi”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

“Jemi dakorduar me BE-në që t’ju dorëzojmë atyre një plan konkret me hapat që duhet të ndërmarrim në tre muajt e ardhshëm, kemi bërë këtë që ditën e nesërme. Kemi dorëzuar z. Lajçak një propozim të masave konkrete që nënkuptojmë edhe veprimet që duhet të ndërmarrin nga vet Bashkimi Evropian për akomodimin e pikës 13 që nënkupton obligimet e BE-së dhe mendoj që ky propozim është pritur jashtëzakonisht mirë nga zyra e tij”, tha Bislimi.

Ndërkaq, për temën e të pagjeturve tha se kanë pasur kërkesa konkrete.

“Po ashtu tek çështja e personave të pagjetur po ashtu kemi kërkesa konkrete të ekipit i cili edhe pas takimit ka pasur takime të ndara me ekipet e ekspertëve të z.Lajçak, takime që kanë zgjatur disa orë dhe ku është shikuar mundësia e konkretizimit të zhvillimeve në terren”, ka potencuar në emisionin “Përballje” zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai deklaroi se kanë pasur kërkesa edhe sa i përket përdorimit të fusnotës.

“Tek çështja e përfaqësimit regjional kemi një problem që puna e fusnotës po interpretohet ndryshe në secilën instancë dhe nga secili mekanizëm  prezent, mendoj që kjo është pak edhe për faktin që BE-ja si lehtësues i marrëveshjes nuk ka dalë me një udhëzues për standardizimin e mënyrës së përdorimit të saj”, tha Bislimi.

Ai theksoi se kanë insistuar që të ndodh standardizimi i përdorimit të fusnotës.

“Ne kemi insistuar që kjo të ndodh. Për secilin paragraf ne kemi nxjerr interpretimin tonë dhe kemi kërkuar që BE-ja të tregojë a pajtohet me këtë interpretim. Kjo do të bëhet në formë të shkruar dhe në momentin që e kemi një dakordim për interpretim  të njëjtë atëherë do të shpërndajmë këtë në të gjitha instancat në mënyrë që të standardizohet përdorimi  i fusnotës:, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq temë e diskutimit sipas Bislimit ku ka pasur progres është edhe çështja e transferimit të mjeteve financiare për Luginën e Preshevës të ndara nga Qeveria e Kosovës.

“Tek pjesa e transfereve për Komunën e Preshevës, kemi pasur një bisedë me zonjën Ardita Sinani dhe  z. Lajçak ku ajo na ka informuar për pengesat që po i dalin, ndërkaq Lajçak ka angazhuar këshilltarin e tij në Beograd që me urgjencë të gjej zgjidhjen për këtë punë. Me sa kam kuptuar unë, dje Thesari ynë e ka bërë transferimin e mjeteve dhe të shohin se a do të mbërrijnë ato deri në destinacion. Po ashtu kemi marrë pëlqimin që këshilltari i tij  z.Panduri të angazhohet për hapjen e një llogarie permanente ku Kosova do të mund të transferonte mjete sa herë ka nevojë për të ndihmuar Luginën e Preshevës”, shpjegoi Bislimi.

Bislimi tha se Kosova ka argumente të mjaftueshme në mënyrë që të arrihet kjo për shkak se tash e shumë vite Serbia dërgon para në komunat me shumicë serbe në Kosovë, teksa për herë të parë këtë vit janë ndarë një shumë për komunat shqiptare në Serbi në  vlerën e 2 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori