Filipçe: Nga 26% në 8% është ulur vdekshmëria te foshnjat e lindura para kohe
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka prezantuar të dhëna në lidhje me numrin e foshnjave të lindura para kohe, përqindjen e vdekshmërisë së tyre, si dhe kushtet aktuale në këtë fushë.
Filipçe tha se prej viti 2016 deri 2021, është arritur që të ulet vdekshmëria te foshnjet e lindura parakohe nga 26% në 8%, duke shtuar se ka tendencë që edhe kjo përqindje të ulet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Trajnimi dhe promovimi i vazhdueshëm i stafit dhe investimet e forta në pajisje moderne janë çelësi i suksesit dhe punës cilësore të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Në periudhën e kaluar kemi blerë 15 inkubatorë modernë, gjë që i ka munguar Klinikës, por edhe një sërë pajisjesh dhe mjetesh të tjera, si mikroskopët, sistemet e demineralizimit, makinat e frymëmarrjes, matësat e lëvizshëm të oksigjenit dhe pajisjet tjera”.
“Kjo pajisje ishte e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të rinjsh. Sot Klinika ka pajisje moderne, njohuri dhe staf të motivuar që punon sipas standardeve botërore”, tha mes tjerash Filipçe.
Ai gjithashtu tha se parandalimi, kontrollet në kohë dhe kujdesi për shëndetin e gruas shtatzënë, janë çelësi për shtatzëni të qëndrueshme dhe ruajtjen e shëndetit të foshnjave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare