LAJMI I FUNDIT:

De Rossi kërkon që të mos e mërzisin Mourinhon

De Rossi kërkon që të mos e mërzisin Mourinhon

Jose Mourinho surprizoi jo pak në verë teksa zgjodhi të drejtonte Romën në Serinë A. Padyshim një sfidë kjo për portugezin teksa për të rikthyer verdhekuqtë në nivele të larta nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër kur ekipi ka pasur nevojë për shumë ndryshime në organikë.

Rezultatet në javët e para ishin pozitive, mirëpo së fundmi, kryeqytetasit kanë vuajtur në fushën e blertë.


Gjithsesi, pavarësisht vështirësive Roma mban vendin e gjashtë në kampionat, ndërsa për një legjendë të italianëve si Daniele De Rossi, klubi duhet të mos e mërzisë teknikun luzitan pasi ka shumë punë dhe ai është në fillimin e projektit.

“Me çfarë mund të kënaqet Roma në fundin e sezonit? “Nëse nuk do të mërzisin edhe Mourinhon, i cili është një nga trajnerët më të fortë në qarkullim”, deklaroi legjenda e Giallorossëve.

“Pavarësisht pjesës estetike, Special One është një ndër pesë apo gjashtë trajnerët më të fortë të historisë. Unë e kam Romën në zemër, por tashmë është më mirë ta shikoj nga jashtë pasi nuk dua ta vendos veten në këpucët e Mourinhos”.

“Penalltia e gabuar nga Jorginho me Italinë? “Të gjithë goditësve të penalltive iu ndodhin të tilla gjëra, edhe Totti në një vit ka gabuar tre apo katër herë”, theksoi De Rossi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori