LAJMI I FUNDIT:

OKB dënon mbrojtjen e muralit të kriminelit Ratko Mlladiq – çon mesazh që lavdërimi i krimeve s’ka vend në hapësirat publike

OKB dënon mbrojtjen e muralit të kriminelit Ratko Mlladiq – çon mesazh që lavdërimi i krimeve s’ka vend në hapësirat publike

Zyra e Komisionerit të Lartë në kuadër të Kombeve të Bashkuar për të Drejtat e Njeriut ka reaguar së fundmi lidhur me ngjarjen e fundit në Beograd për muralin e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, duke thënë se ato simbole nuk duhet të kenë vend në hapësirën publike.

“Ne jemi të shqetësuar për ngjarjet e kësaj jave në kryeqytetin serb, Beograd, ku policia ndërhyri për të mbrojtur një mural të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, të pikturuar në një ndërtesë në qendër të qytetit”, ka deklaruar OKB përmes një komunikate.


“Simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirën publike. Simbole të tilla janë edhe më shqetësuese duke pasur parasysh rritjen e kohëve të fundit të gjuhës së urrejtjes dhe mohimit të gjenocidit dhe krimeve të tjera mizori në Ballkanin Perëndimor – zhvillime që nxjerrin në pah dështimin për të adresuar të kaluarën”, potencon tutje komunikata nga OKB.

Shkatërrohen edhe dy murale kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
Lexo po ashtu Shkatërrohen edhe dy murale kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Sipas njoftimit, postera, grafitë, materiale dhe deklarata të tjera që lavdërojnë kriminelët e luftës gjenden në pjesë të tjera të Serbisë si dhe në qytete të ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe vende të tjera në rajone.

Ky departament i OKB-së deklaron se situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është veçanërisht shqetësuese, derisa tendencat e tilla po thellojnë ndarjet.

Kohëve të fundit, përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt ngriti alarmin për një shpërbërje në vend, marrë parasysh veprimet e fundit nga anëtari i presidencës serbe, Milorad Dodik.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në rajon që të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të garantuar të drejtat për të vërtetën dhe drejtësinë si dhe të miratojnë masa për të parandaluar përsëritjen dhe për të promovuar përpjekjet e mëtejshme të pajtimit. Ne u bëjmë thirrje atyre që të dënojnë dhe të përmbahen nga të gjitha format e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës dhe të sigurojnë që autorët e akteve të tilla të mbajnë përgjegjësi”, thuhet tutje në njoftimin Zyrës së Komsionerit të Lartë të OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori