LAJMI I FUNDIT:

Filipçe lut qytetarët të mos organizojnë festa në shtëpi

Filipçe lut qytetarët të mos organizojnë festa në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë e sotme për shtyp foli për gjendjen me coronavirusin në Maqedoni.

Ai njoftoi se numri i të infektuarve gjatë kësaj periudhe është nga 400 deri në 70 raste në ditë dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë këtyre muajve të dimrit.


“Vjen mot i ftohtë dhe do të ketë grupime më të shpeshta të qytetarëve në hapësira të mbyllura. Tani janë ato festat familjare dhe unë i lus qytetarët të mos organizojnë këto festa ose nëse organizojnë të jenë në numër më të vogël”, tha Filipçe.

Sipas tij, tani duhet të jemi më të kujdesshëm për shkak se shumë minivalë kanë nisur pikërisht nga këto festime./Telegrafi/