LAJMI I FUNDIT:

DASH: Nuk komentojmë pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë

DASH: Nuk komentojmë pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se nuk “komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit, raporton Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën serbe.


Kjo ngjarje virtuale është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

“Do të kërkohet angazhim inovativ dhe i fuqishëm për t’u mbrojtur kundër autoritarizmit, për mënyrat e trajtimit dhe luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Samiti për Demokracinë tregon bindjen e thellë të presidentit Biden se demokracitë duhet të bashkohen, të mësojnë së bashku, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat më urgjente të botës”, është thënë në përgjigje.

Për momentin, përveç aludimit për numrin përfundimtar të pjesëmarrësve, ende nuk është publikuar listë zyrtare.

Letra e plotë e shoqërisë civile dërguar SHBA-ve, kërkohet shqyrtimi i ftesës për Kosovën në Samitin e Demokracisë
Lexo po ashtu Letra e plotë e shoqërisë civile dërguar SHBA-ve, kërkohet shqyrtimi i ftesës për Kosovën në Samitin e Demokracisë

Media amerikane Politico ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne nuk do të komentojmë mbi opinionet e brendshme se pse disa vende nuk u ftuan”, është thënë në përgjigje, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të përfshijnë dhe përfaqësojnë vende të rajoneve të ndryshme dhe karakteristikave socio-ekonomike në Samit, transmeton Evropa e Lirë.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Mirëpo, DASH ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë.

Ndryshe, ditë më parë 20 organizata joqeveritare nga Kosova përmes një letre dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar që të shqyrtohet ftesa për Kosovën që të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, i cili do të mbahet në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori