Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, Avni Spahiu në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth mos ftesës së vendit tonë në Samitin e Demokracisë në SHBA, si dhe mungesën e ambasadorëve në vendet më të rëndësishme.
Ish-ambasadori i parë i Kosovës pas pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar në këtë intervistë se pse Kosova është lënë jashtë Samitit të Demokracisë në SHBA.
Spahiu ka thënë se mos ftesa nga SHBA-të ka qenë një befasi jo e këndshme, duke shtuar se është për keqardhje se pse vendi ynë nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë.
“Në fillim ishte befasi jo e këndshme, sepse SHBA jo vetëm që na kanë ftuar ndër të parët në organizime të tilla në të kaluarën, por kanë ndikuar edhe te shtetet tjera që kur nuk na kanë ftuar që të sigurojnë një ftesë për Kosovën. Është për keqardhje që nuk jemi ftuar, sepse siç duket raportet me SHBA-në fatkeqësisht janë në pikën më të ulët. Duke pasur parasysh se ne jemi krijesë e SHBA-së, dhe kemi pasur mbështetjen e patundur në të gjitha fazat e zhvillimit në Kosovë, duke përfshirë periudhën para lufte, ku SHBA ka luajtur një rol kyç në përkujdesjen e popullit të Kosovës në një kohë kur ne pothuajse ishim në një gjendje të pa shpresë, nën regjimin serb, nën presionin e tmerrshëm etj.
Por, edhe gjatë periudhës pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, SHBA ka qenë me ne në çdo hap. Tani kemi arritur në një pikë ku më nuk na bëjnë përshtypje”, është shprehur Spahiu në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com
Duke folur për raportet Kosovë – SHBA, Spahiu theksoi se mos ftesa për Samit është alarm për raportet, duke numëruar tri arsye pse kanë ardhur gjërat deri në këtë pikë.
“Ka disa faktorë, kemi parë disa lëvizje jo fort të matura të Qeverisë, siç është projekti i gazit, që është në interes gjeostrategjik të SHBA-së dhe ne treguam një injorim, jo vetëm që së pranuam por edhe që e kaluam shumë shpejtë. E dyta, është një farë lloj qëndrimi jo fort i gatshëm për tu angazhuar në procesin e dialogut në mënyrë më konstruktive.
E treta është hezitimi për të pranuar marrëveshjen e Donald Trump midis dy vendeve, që ishte në Washington që u nënshkrua nga pala amerikane dhe nga të dyja palët që ishin atje. Dhe zgjedhja jonë që të kemi një pranim selektiv të pikave të asaj marrëveshje”, ka potencuar ai.
Ish-ambasadori deklaroi se Kosova nuk e ka luksin që të përzgjedhë se cilat pika të marrëveshjes së arritur në Washington do të zbatojë, pa marrë parasysh se marrëveshja është arritur nga një qeveri e mëparshme.
Pavarësisht situatës së krijuar, Spahiu vlerëson se SHBA nuk do të hakmerret në të ardhmen ndaj Kosovës, duke shtuar tutje që liderët kosovarë duhet të gjejnë mënyra për rregullimin e raporteve.
“Unë mendoj që nuk është diçka që mund të na hakmerren në të ardhmen, nëse i biem alarmit dhe e dëgjojmë zilen e alarmit, dhe vendosim raportet në binaret e duhura. Liderët tanë duhet të gjejnë mënyrë që të organizojnë takim të lartë në SHBA me liderët dhe të bisedojnë për pengesat”, ka pohuar ai.
Spahiu gjatë intervistës e ka quajtur të pajustifikueshme mungesën e ambasadorëve në shtetet e ndryshme në botë. Gjithashtu ai ka komentuar edhe situatën në rajon, dhe tensionet në Bosnjë e Hercegovinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A