LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është i dëshpëruar t’i zëvendësojë golat që i shënonte Cristiano Ronaldo

Juventusi është i dëshpëruar t’i zëvendësojë golat që i shënonte Cristiano Ronaldo

Juventusi po lufton që të zëvendësojë golat e Cristiano Ronaldos dhe aktualisht ka rekordin më të keq në mesin e top 10 në Serie A.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje garuese me Bianconerët, duke ndihmuar klubin të fitojë dy Scudetto dhe një Kupë të Italisë gjatë tre viteve të tij në “Allianz Stadium”.


Por superylli portugez u largua nga klubi në gusht dhe bardhezinjtë nuk arritën kurrë t’i zëvendësonin golat e tij përpara mbylljes së tregut të transferimeve.

Dusan Vlahovic është lidhur me një lëvizje te bardhezinjtë në javët e fundit dhe ai mund të jetë një zgjidhje për problemin e dukshëm te Juve këtë sezon.

Juventus ndodhet në vendin e 8-të në tabelë dhe rekordi para portës është problemi kryesor, me 16 gola të shënuar në 12 ndeshje.

Interi është skuadra që shënon më shumë në ligë me 29 gola nga 12 ndeshje të luajtura.

Bianconerët kanë rekordin më të keq në mesin e 10 klubeve më të mira të Serie A, të barabartë me Fiorentinën në pikë dhe gola të shënuar.

Hellas Verona ka shënuar 25 gola dhe është në vendin e 10-të, ndërsa Bologna në vendin e nëntë ka shënuar 19 gola deri më tani.

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, kryeson në betejën e ‘Capocannoniere’ me 10 gola deri më tani këtë sezon, një më shumë se Giovanni Simeone dhe dy më shumë se sulmuesi i Fiorentinës, Vlahovic.

Immobile ka shënuar më shumë gola se Paulo Dybala, Moise Kean, Federico Chiesa dhe Alvaro Morata së bashku.

Dybala ka shënuar tre gola në kampionat, me Kean, Chiesa dhe Morata, të gjithë nga dy deri më tani në sezonin 2021-22. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori