LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Zaev me ryshfet dhe kërcënime po përpiqet të mbesë në qeveri

Stoilkovski: Zaev me ryshfet dhe kërcënime po përpiqet të mbesë në qeveri

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është e turpshme dhe e padinjitetshme që Zoran Zaev po e shkel Kuvendin me ryshfet dhe kërcënime për të qëndruar edhe më tej në qeveri.

“Për fat të keq, përsëriten skenarët me trysni ndaj deputetëve. Informacionet janë se presionet janë intensive dhe nuk kursehen as në keqpërodrim. Zaev nuk din ndryshe, ajo është parë në kuvend, ndërsa me këtë mënyrë edhe veprimin e regjimit e dëshmuan gjatë procesit zgjedhor”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se si opozitë kanë mbledhur dëshmi dhe ti gjitha ofertat e Zaevit.


“Si parti dhe si koalicion, për rrëzimin e qeverisë besojmë në ndershmërinë e nënshkruesve të nismës”, tha mes tjerash Stoilkovski./Telegrafi/