LAJMI I FUNDIT:

I plagosuri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

I plagosuri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

Nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan, një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është plagosur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Arbëria.

Mjeku kujdestar Suad Haliti ka thënë se në Spitalin e Gjilanit, Egzon Rauna ëshët sjellë në spital pa shenja jete.


“Është vërejtur një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit në anën e majtë të gjoksit, dhe një gërvishtje në anën e majtë. Është kërkuar që këtij pacienti t’i bëhet obduksioni mjeko-ligjor”, u shpreh ai.

Ndalohen katër persona për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan  
Lexo po ashtu Ndalohen katër persona për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan  

“Pacienti tjetër është Valdrin Halimi i cili është sjellë rreth orës 20:50. Pacienti është me parametra stabil. Ai ka dy plagë me armë zjarri në anën e veshkës. Janë marrë masat dhe është dërguar në QKUK”, deklaroi Haliti.

Për rastin ka folur policia, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

Nënkolonel Remzi Azemi thënë se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

“Hetuesit dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen shkaqet e vrasjes”, tha Azemi.

Ndërkohë, jozyrtarisht raportohet se viktima është E.R., 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit, ndërsa personi i plagosur është V.H., 29-vjeçar nga fshati Pogragjë, nga e njëjta komunë./Telegrafi/