LAJMI I FUNDIT:

Canelo nokauton Plantin dhe bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme

Canelo nokauton Plantin dhe bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme

Canelo Alvarez ka triumfuar ndaj Caleb Plant në meçin kryesor të mbrëmjes në Las Vegas, duke u shpall kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme në boks.

Të dy luftëtarët shkuan kokë më kokë në MGM Grand Garden Arena në një përpjekje për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme.


Por, fitores në fund iu gëzua vetëm Canelo duke e mposhtur Plantin në raundin e 11-të për t’u bërë mbret i padiskutueshëm i kësaj kategorie.

Favoriti i tifozëve meksikan ka mposhtur Plantin me nokaut në raundit të 11-të për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave super të mesme në WBA, WBC, IBF dhe WBO.

Kjo fitore e Canelos i jep fund serisë pa humbje të Planit, ndërsa meksikani u çimentua më tej si mbreti i boksit në ‘kile për kile’.

“Nuk ka qenë e lehtë të arrish në këtë pikë.  Me mbështetjen tuaj, familjen time dhe ekipin tim, arritëm shumë larg. Kjo është për të gjithë, veçanërisht për Meksikën”.

“Kam respekt për Caleb Plant. Ai është një luftëtar shumë i vështirë dhe ka shumë aftësi. Unë patjetër e respektoj atë”, ka thënë Canelo në intervistën e tij në ring. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori