LAJMI I FUNDIT:

S’ka më nevojë për termine, nga nesër mund të vaksinoheni kundër COVID-19 kudo në Kosovë

S’ka më nevojë për termine, nga nesër mund të vaksinoheni kundër COVID-19 kudo në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka informon qytetarët e se duke filluar nga nesër ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.

“Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim. Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria në njoftim ka theksuar se gjatë këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.


“MSh u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19. Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeçe e lart”, thuhet në njoftim.

MSh bënë të ditur se në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Lajme
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Lajme
Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Lajme
Kalo në kategori