Kanë mbetur më pak se dy javë nga balotazhi i 14 nëntorit, kurse subjektet politike kanë intensifikuar përpjekjet për të arritur koalicione.
Megjithatë deri më tani ato janë treguar shumë të kujdesshme në lidhjen e koalicioneve në qytetet e mëdha.
Në “Debat Plus” analistët kanë komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me koalicionet e “fshehta”.
Vehbi Kajtazi thotë se koalicionet e fshehta janë më të mira se që do të ishin të hapura.
“Partitë politike më mirë do të dilnin nëse nuk bëjnë marrëveshje publike zyrtare se me marrëveshje. Shembull, nëse në Prishtinë do të mblidheshin rreth LDK-së, PDK e AAK, pjesa tjetër e elektoratit do të thoshin “u bënë hajnat bashkë kundër nesh”, e që nuk është e vërtet kjo pasi Përparim Rama nuk mund të akuzohet për ndonjë hajni”.
Ylli Hoxha thotë se subjektet deri më tash kanë qenë shumë të kujdesshme në lidhjen e koalicioneve.
“Roli i koalicioneve në qytete të mëdha nuk është vendimtarë. Nëse PDK-ja mbështet Përparim Ramën do t’i bënte më shumë dëm se dobi. E njëjta vlen edhe nëse PDK mbështet Arben Vitinë. Në disa gara subjektet mund të bëjnë kalkulime por ato kalkulimi nuk iu dalin në balotazh. Më shumë vlen inercioni i votuesve”, deklaroi Ylli Hoxha, përcjell Telegrafi.
Visar Ymeri thotë se dallon lidhje e elektoratit me partinë në komuna më të vogla në krahasim me komunat e mëdha.
“Nëse shembull në Malishevë një parti i bënë thirrje elektoratit për të votuar kandidatin e një partie tjetër në raundin e dytë kjo mund të funksionojë shumë mirë, por e njëjta gjë vështirë se ndodh në qytetet e mëdha siç janë Prishtina”.
Dardan Gashi thotë se çështja e koalicioneve janë komplekse.
Ai thotë se për AAK-në e AKR rruga më e shkurt për të marrë pushtet në Prishtinë është koalicioni me LVV-në.
“Për LDK-në objektiv duhet të jetë mobilizimi i votuesve të Uran Ismailit”.
Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se PDK është në pozitë të sikletshme sa u përket mbështetjes së rivalëve të saj.
“PDK është në garë me LDK-në për vendin e dytë. Nëse këta e mbështesin këtë të fundit po e ndihmojnë fuqizimin e vendit të dytë në dëm të saj. Pra PDK duke ndihmuar LDK-në po e forcon pozitën e saj në vend të dytë”, deklaroi Demhasaj.
Bujar Dugolli thotë se partitë duhet të shohin mënyrat ku mund të bashkëpunohet.
Ai thotë se nuk është e udhës që partitë të bëjnë koalicione në ato vende ku diferencat janë të mëdha.
“Unë nuk besoj se ka marrëveshje të fshehtë LDK-PDK. E dimë që tradicionalisht elektorati i PDK-së dhe LDK-së nuk funksionojnë. Unë mendoj se duhet të ketë marrëveshje publike mes partive. Duhet të ketë edhe koalicione mes LVV-së e PDK-së, apo LVV-AAK”, deklaroi Dugolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje