LAJMI I FUNDIT:

Messi tregohet i sinqertë në atë se kush e meriton Topin e Artë këtë vit

Messi tregohet i sinqertë në atë se kush e meriton Topin e Artë këtë vit

Lionel Messi ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për Topin e Artë të këtij viti, duke e cilësuar mundësinë e fitimit të çmimit për herë të shtatë si “të çmendur”.

Pavarësisht se luajti në një skuadër të dobët të Barcelonës sezonin e kaluar, argjentinasi ende shënoi golat dhe më pas ishte kapiten i Argjentinës drejt një triumfi të shumëpritur të Copa America në verë.

Ai fitoi edhe disa çmime personale atje dhe megjithëse nuk e ka filluar mbarë aventurën e tij te Paris Saint-Germain, 34-vjeçari është favorit për të fituar sërish trofeun.


Image: PA

Por, interesante është se Messi nuk është aq i sigurt për shanset e tij për t’u shpallur fitues nga France Football dhe nuk është shumë i shqetësuar nëse nuk del në krye.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj se [mund ta fitojë]”, pranoi Messi në një intervistë të gjerë me SPORT, sipas The Mirror.

“Çmimi im më i madh ishte ajo që arrita me ekipin kombëtar. Pasi kam luftuar kaq shumë për atë arritje, ishte më i miri për gjithçka tjetër”.

“Nëse arrij Topin e Artë, do të ishte e jashtëzakonshme për atë që do të thoshte të fitosh një tjetër. E shtata do të ishte e çmendur. Nëse jo, asgjë nuk ndodhë”.

“Unë kam arritur tashmë një nga qëllimet e mia të mëdha. Jam shumë i lumtur për atë që ndodhi dhe tani që çdo gjë që duhet të ndodhë, ndodh”.

Fitimi i fundit i Topit të Artë nga Messi erdhi në vitin 2019 dhe ai tashmë ka folur për konkurrencën e fortë për çmimin e këtij viti, duke përmendur emrat e bashkëlojtarëve si Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

“Në ekipin tim, janë dy për të cilët do të votoj lehtësisht: Neymar dhe Kylian Mbappe”, potencoi Messi për France Football.

“Dhe më pas Robert Lewandowski, i cili sapo ka pasur një vit të mrekullueshëm dhe Karim Benzema i cili ishte i shkëlqyer”.

Gazetarët e futbollit, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare kanë të gjithë një fjalë në votimin për Topin e Artë, i cili u prezantua për herë të parë në vitin 1956.

Fituesi i çmimit për këtë viti do të shpallet më 29 nëntor në Theatre du Chatelet të Parisit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit

Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori