Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka dorëzuar sot një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.
Daka në një deklaratë për media tha se duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja Osmani ta shkarkojë ose jo.
“Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Sipas saj, sidomos pas raportit të Bashkimi Evropian, mendon se edhe Avokati i popullit ka bazë të ligjore dhe arsye të mjaftueshme që kërkesën e saj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka dhënë përgjigje edhe rreth asaj pse ka pritur deri tani ta dërgojë ankesën.
“Kam prit sepse kam konsideru se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani, pra presidentes, mirëpo meqenëse deputetët si duket nuk kanë pasur shumë gatishmëri dhe ndërkohë meqë ishte fushatë zgjedhore nuk kam dashur që kërkesa ime të shfrytëzohet nga askush dhe të marr pronësinë mbi kërkesën time dhe po ashtu kam pritur të përfundoj raundi i parë i zgjedhjeve…”, tha ajo.
“Të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja të më shkarkojë ose jo. Mos të mbetet kjo çështje e pa adresuar dhe të mos bëhet kjo precedent që mund të jetë e rrezikshme dhe të shfrytëzohet sa herë që dikujt nuk i pëlqen personaliteti i kryetarit të KQZ-së”, tha më tej Daka.
Ajo është përgjigjur edhe rreth akuzave ndaj saj se si kryetare e KQZ ka ndërhyrë në vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme.
“Është për të ardhur keq si një juriste, sidomos kur flet e para e shtetit se unë kam ndërhyrë në vendimet e PZAP-it. Të ndërhysh në vendimet e një institucioni të pavarur është vepër penale. Për më tepër nëse ka dijeni për ndërhyrjen time të paligjshme është dashur të bëj kallëzim penal, e jo të më shkarkojë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit