LAJMI I FUNDIT:

Ardian Hetemi, “Eksperti” fitues në javën e parë të lojës shpërblyese në Telegrafi

Ardian Hetemi, “Eksperti” fitues në javën e parë të lojës shpërblyese në Telegrafi

Tashmë është duke u zhvilluar loja shpërblyese ‘Eksperti‘ në Telegrafi, derisa është dhënë edhe shpërblimi i parë.

Ekspertët‘ kanë filluar të arkëtojnë pikët e para nga Liga e Kampionëve, BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, LaLiga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.


Në javën e parë të lojës që po e organizon mediumi ynë, Ardian Hetemi është treguar më i suksesshmi duke mbledhur 60 pikë, dhe kështu ka fituar një top ‘Uniforia’.

Ardiani me këtë rast edhe i prinë garës për një nga çmimet e mëdha: Skuter elektrik, iPhone 13 Pro Max dhe Trotinet Elektrik.

Tashmë ka filluar java e dytë në lojën ‘Eksperti’, andaj nxito, parashiko dhe fito shpërblimin e dytë që e jep Telegrafi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/