LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Totti do të harrohet, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff do mbesin të përjetshëm

Cassano: Totti do të harrohet, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff do mbesin të përjetshëm

Antonio Cassano mbron Luciano Spallettin dhe thotë se Francesco Totti do të harrohet në 20 vjet pasi vetëm Leo Messi, Diego Maradona, Johan Cruyff janë të përjetshëm.

Tifozët e Romës brohoritën emrin e Tottit dhe vazhduan të fajësojnë Luciano Spallettin kur trajneri toskan u kthye në Stadio Olimpico të dielën për t’u përballur me Giallorossët.


Cassano, një ish-sulmues i Romës, mbrojti teknikun e Napolit dhe çuditërisht sulmoi ish-bashkëlojtarin e tij.

“Ato goditje kundër Spallettit janë një turp. Ai bëri gjëra të mahnitshme në Romë dhe e donte klubin”, deklaroi Cassano gjatë emisionit Tëitch Bobo TV, të drejtuar nga ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri.

“Për çfarë? Sepse e bëri Tottin të pensionohej? Çmendem kur i dëgjoj këto gjëra. A po më thoni që Totti doli në pension sepse nuk luajti nën Spallettin? Kam luajtur në Romë, kështu që e di për çfarë po flas. Për mua është një skandal dhe më vjen keq ta them këtë sepse kam kaluar shumë mirë në Romë”.

“Spalletti duhej të bënte zgjedhjet e tij dhe kur u kthye, u kualifikua në Ligën e Kampionëve. Tifozët duhet të mendojnë për të mirën e Romës, Spalletti nuk meritonte kritika, por vetëm lëvdata. Nuk e meritonte”.

Cassano: Cristiano Ronaldo ka qenë një dështim te Juventusi
Lexo po ashtu Cassano: Cristiano Ronaldo ka qenë një dështim te Juventusi

“Totti do të harrohet pas 20 vitesh, vetëm Messi, Maradona dhe Cruyff  janë të përjetshëm. De Rossi ishte ‘Capitan Futuro’, por ai është harruar, nuk kam parë kurrë dikë që e do Romën aq shumë sa ai. Totti e do Romën, De Rossin 100 herë më shumë”.

Cassano kaloi katër vjet e gjysmë në kryeqytet, duke shënuar 52 gola në 161 paraqitje.

Më pas ai u transferua në Real Madrid, ku qëndroi vetëm për një vit e gjysmë përpara se të kthehej në Serie A, duke iu bashkuar Sampdorias.

Ai gjithashtu luajti me Interin, Milanin dhe Parmën gjatë karrierës së tij si lojtar para se të pensionohej në vitin 2017.

Ish-sulmuesi shënoi 112 gola në 400 ndeshje në Serie A.

Nuk është hera e parë që Cassano bën bujë me deklarata të diskutueshme. Javën e kaluar ai tha se Cristiano Ronaldo nuk është as në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori