LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kemi pasur pritje që do ta fitojmë Gjilanin në raundin e parë

Haziri: Kemi pasur pritje që do ta fitojmë Gjilanin në raundin e parë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit thotë se pritjet e tij dhe të partisë kanë qenë tjera për këtë komunë.

“Pritjet kanë qenë që gara do të kryhet në raundin e parë. Por pas sondazheve pati mobilizime të mëdha. Pritjet për mua kanë qenë se do të dalim më mirë”, deklaroi Haziri në “Debat Plus”.

Ai thotë se megjithatë LDK bëri rikthimin e madh politik.


“Tashmë jemi konfirmu si parti e parë larg nga LVV e PDK”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së duke folur për akuzat se a ka bashkëpunuar me Listën serbe, thotë se në Gjilan prej tetë vitesh ai bënë koalicione me grupet e vogla politike.

“Ne kemi bërë koalicione me AAK, AKR, KDTP-në por edhe Lista Serbe ka elektoratin ën Gjilan. Këtë mandate nënkryetarë e kemi pasur nga KDTP. Nuk është e vërtet se rezultati ynë është nga grupet etnike. Ne kemi punuar shumë që të integrojmë komunitetin serb. Nuk them se nuk kontrollohet nga Beogradi por jo në masën sa në veriun e Kosovës”.

“Pakicat në Gjilan nuk janë determinues të rezultatit zgjedhor pasi janë rreth 3%. Vet LVV ka bërë koalicione të fshehta në Gjilan. Vet vota e kandidatit të PDK-së tregojnë se ka pasur një marrëveshje të fshehtë PDK-LVV në Gjilan. Edhe ish-kryetari Qemajl Ahmeti (PDK) ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të LVV-së në Gjilan”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori