LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi bëri rikthimin sensacional ndaj Sociedadit për të siguruar një pikë

Atletico Madridi bëri rikthimin sensacional ndaj Sociedadit për të siguruar një pikë
Foto: Real Sociedad/Twitter

Atletico Madridi ka bërë një rikthim sensacional ndaj Real Sociedadit për të marrë një pikë në javën e dhjetë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Mysafirët kaluan ë parët në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e realizuar nga Alexander Sorloth.

Ky gol ishte edhe i fundit në pjesën e parë, derisa në të dytën u realizuan edhe tre të tjerë.


Sociedadi e filloi në mënyrën fantastike edhe pjesën e dytë, derisa shënuan për 2-0 me anë të Alexander Isak.

Por, Los Cholchoneros u këndellën shpejtë dhe ia dolën t’i barazonin shifrat.

Fillimisht, Luis Suarez shënoi për 2-1 në minutën e 61-të me një asistim nga Joao Felix për të rihapur sfidën.

Sulmuesi uruguaian doli edhe një herë në listën e realizuesve, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 77-të.

Deri në fund, Atletico tentoi të merrte tre pikë, por që në fund ishin të kënaqur me një.

Pas javës së dhjetë, Real Sociedadi është rikthyer në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi e Sevilla që kanë një ndeshje më pak, ndërsa Atletico Madridi është në të katërtin me 18 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

La Liga
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Kalo në kategori