LAJMI I FUNDIT:

AKR kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

AKR kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

Aleanca Kosova e Re, ka kërkuar rinumërim të votave në komunën e Prishtinës, sepse sipas këtij subjekti politik është abuzuar me votat e qytetarëve.

Kështu u deklarua Gëzim Mehmeti, nga radhët e kësaj partie njëkohësisht edhe kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë. Ai e lavdëroi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por tha që këto janë bërë nga individë të caktuar për ta ulur rezultatin e AKR-së.


“AKR, kërkon rinumërim të plotë të 238 vendvotimeve në komunën e Prishtinës, puna e KQZ-së po e përsërisë ka qenë në nivel mirëpo individë, grupacione dhe subjekte e kanë bërë këtë për përfitimet e tyre që ta ulin Aleancën Kosova e Re dhe ta ngrisin përqindjen e tyre”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve duhet të merren me këtë çështje.

“Kemi mospërputhje të votave të kandidatëve në këtë rast ne duhet ta mbrojmë demokracinë dhe këtu ka të bëjë me KQZ dhe duhet ta kthejë besimin dhe kërkesa jonë është që Prishtina të gjitha vendvotimet të rinumërohen,” ka shtuar ai.

Po ashtu kujtojmë që në zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë më 17 tetor, Gëzim Mehmeti nga AKR, kishte arritur të marrë vetëm 2.19%, apo 792 vota, në kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës./Telegrafi/