Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka marrë vendim të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit. Analistët vlerësojnë se PZAP duhet të verifikojë dhe të mbrojë votën e qytetarëve përmes rivotimit dhe rinumërimit, atje ku janë evidentuar parregullësi.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandiatit (kryetarit aktual të kësaj komune), Rufki Suma.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Vendimin e PZAP-së për Hanin e Elezit e kanë mirëpritur analistët dhe njohësit e proceseve zgjedhore, pasi siç thanë ata dyshohet se ka pasur manipulime.
Analisti Mazllum Baraliu në një deklaratë për Telegrafin, tha se Komuna e Hanit të Elezit nuk është e vetmja pasi edhe në komuna të tjera ka pasur ankesa për manipulim votash.
“Nuk është shembulli i vetëm i Hanit të Elezit që kishte paralajmërime dhe sinjale se mund te ketë pasur manipulime, plus kur dihet për vite me radhë autoriteti, prestigji, reputacioni i Rufki Sumës, ka qenë i pakontestueshëm nga qytetarët e asaj komune. Dhe e dyta, jo vetëm aty por edhe në komuna tjera janë raportuar ankesa, madje nga pjesëmarrësit e zgjedhjeve, dhe kandidatët për kryetar se ka pasur abuzime me vota”, është shprehur ai.
Baraliu ka shtuar tutje se edhe në pjesën veriore ka pasur manipulime të votave.
“Madje, në pjesën veriore është e qartë se ato përqindje maksimale për të mos thënë të paarritshme në kushte normale”, tha Baraliu.
Analisti Baraliu shtoi se PZAP duhet të verifikojë dhe të mbrojë votën e qytetarëve pasi që ajo është e shenjtë.
“Shkelje mund të ketë dhe është mirë PZAP që ka marrë një vendim të tillë, dhe duhet deri në votën e fundit të verifikohen gjerët dhe të mbrohet vota sepse është e shenjtë, dhe rezultatet të jenë të tilla siç ka qenë ditën e zgjedhjeve dhe jo manipulime siç ka pasur edhe në komunat tjerë”, tha mes tjerash ai.
Ndërsa, analisti Arton Demhasaj tha se ku ka dyshime për shitblerje të votave, duhet të ketë rivotim ose rinumërim.
“Me siguri ka pasur prova zotëri Rufki Suma që ka bo ankesë në PZAP, dhe PZAP në bazë të provave që ka pasur ai ka marrë vendim. Mendoj që është në rregull, çdo kund ku ka dyshime për shitblerje apo çfarëdo pjese tjetër negative mendoj se duhet të shkohet në rivotim ose rinumërim, çfarë do që ka nevojë, dhe rezultati i zgjedhjeve të jetë korrekt dhe vota e qytetarëve të shkojë në vendin e duhur. Kështu që në këtë rast PZAP ka reaguar në provat që ka dërguar zotëri Suma”, u shpreh ai për Telegrafi.
Demhasaj shtoi tutje se “sado pak manipulime nëse ka pasur mendoj që duhet me u zbardhë dhe kush do që ka qenë fajtor duhet të merr ndëshkimin, kështu që nuk besoj se e zbeh imazhin e procesit”.
Demhasaj tha se duhet të vlerësohet pozitivisht se nuk po ka fshehje të shkeljeve gjatë procesit zgjedhor, dhe se institucionet po reagojnë.
Ndryshe, kandidati i PDK-së, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 17 tetorit, ka marrë me 50.98% të votave.
Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:
Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%
Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%
Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54% /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze