LAJMI I FUNDIT:

I ngritet aktakuza personit që theri për vdekje deputetin britanik, Sir David Amess

I ngritet aktakuza personit që theri për vdekje deputetin britanik, Sir David Amess

Ali Harbi Ali iu është ngritur aktakuza për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste pasi theri për vdekje deputetin britanik Sir David Amess.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 25-vjeçari u arrestua pas sulmit që ndodhi në Leigh-on-Sea, Essex, të premten e kaluar, më 15 tetor.


Sir David, një deputet konservator që nga viti 1983, pësoi plagë të shumta me thikë dhe vdiq në vendngjarje.

Pamje që tregojnë burrin që dyshohet të jetë vrasësi, pak para se të godiste me thikë deputetin britanik Sir David Amess
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë burrin që dyshohet të jetë vrasësi, pak para se të godiste me thikë deputetin britanik Sir David Amess

Ali është një shtetas britanik me prejardhje somaleze, babai i të cilit ishte këshilltar i kryeministrit të Somalisë.

“Ne do t’ia paraqesim gjykatës që kjo vrasje ka një lidhje terroriste, domethënë se ajo kishte motive fetare dhe ideologjike”, tha Nick Price, nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.

Ali, nga veriu i Londrës, mbetet në paraburgim dhe do të paraqitet më vonë në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster.

Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Matt Jukes i shprehu “ngushëllimet”, familjes, miqve dhe kolegëve të deputetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori