LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të presidentes Vjosa Osmani lidhur me procesin e vettingut.

Osmani dje në konferencë për media kundërshtoi pjesën e raportit të Komisionit Evropian ku thuhet se vettingu paraqet një burim shqetësimi serioz, ku presidentja tha se nuk pajtohet fare me këtë konstatim.


Lidhur me këtë, Tahiri ka thënë se presidentja e ngarkuar me barrë personale për shkeljet e saj, përbuzi punën e dhjetëra e qindra profesionistëve sistemit të drejtësisë, që në baza ditore përpiqen për ta mbajtur atë në këmbë.

Osmani komenton raportin e KE-së për Kosovën, kundërshton pjesën për Vettingun
Lexo po ashtu Osmani komenton raportin e KE-së për Kosovën, kundërshton pjesën për Vettingun

“Konstatimi se të gjithë mekanizmat e tjerë institucional janë të dështuar, për çfarë vettingu është domosdoshmëri, është jo vetëm konstatim i pasaktë por edhe i turpshëm dhe dëm i madh në pasqyrimin e realitetit të vendit në krye të së cilit, ajo e mbanë pozitën e Presidentes”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri më tej ka theksuar se qeveria aktuale nuk ka as ide, as dije dhe as formulë për vettingun, dhe sipas tij duhet fillimisht të vihen në jetë të gjitha instancat tjera pararendëse, që sigurojnë integritet e llogaridhënie.

Postimi i tij plotë:

Presidentja e vendit, e ngarkuar me barrë personale për shkeljet e saj që i janë evidentuar në raportin e progresit, ngarendi dje në konferencë për shtyp për t’i bërë një analizë të paqëndrueshme gjendjes në sistemin e drejtësisë, duke përbuzur punën e dhjetëra e qindra profesionistëve të këtij sistemi, që në baza ditore përpiqen për ta mbajtur atë në këmbë.

Konstatimi se të gjithë mekanizmat e tjerë institucional janë të dështuar, për çfarë vettingu është domosdoshmëri, është jo vetëm konstatim i pasaktë por edhe i turpshëm dhe dëm i madh në pasqyrimin e realitetit të vendit në krye të së cilit, ajo e mbanë pozitën e Presidentes.

Pak muaj u deshën për ta parë qartë, dështimin e mazhorancës së Vjosës dhe Albinit që të sjellin ide konkrete e të qëndrueshme për vettingun, gjë që dëshmon paaftësinë e tyre për ta realizuar një proces të tillë.

Bashkimi Evropian, siç edhe partnerët tjerë strategjik që kanë ndihmuar Kosovën në këtë sektor, asnjëherë nuk kanë konstatuar se vettingu nuk duhet të ndodhë. Por, para se një i tillë të vie në shprehje, e për çfarë qeveria aktuale nuk ka as ide, as dije dhe as formulë, duhet fillimisht të vihen në jetë të gjitha instancat tjera pararendëse, që sigurojnë integritet e llogaridhënie.

Tendenca për ta imponuar një proces të vettingut mbi bazën e paragjykimit e ngarkesave ideologjike, paralelisht me dështimin për të ofruar një model të qëndrueshëm të bazuar në ligj e kushtetutë, jo vetëm që është shpërfillje e punës dhe përpjekjeve të sistemit, por edhe një masë ideale pas së cilës, është lehtë të fshihet dështimi i qeverisë në baza ditore, për t’i kontribuar konsolidimit të këtij sistemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori