LAJMI I FUNDIT:

Dembele para Mbappes? Bartomeu sqaron vendimin që ishte marrë në klub

Dembele para Mbappes? Bartomeu sqaron vendimin që ishte marrë në klub

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu fajësoi të tjerët në klub për zgjedhjen e transferimit të Ousmane Dembeles në vend të Kylian Mbappes në vitin 2017.

Bartomeu, i cili dha dorëheqjen në vitin e kaluar mes hetimeve ligjore, thotë se stafi i trajnerit i rekomandoi francezin sepse anësori mund të bëjë një punë më të mirë për të hapur fushën.


Që atëherë, Mbappe ka vazhduar të përmbushë në masë të madhe potencialin e tij ndërsa Dembele e ka parë karrierën e tij të ngecur masivisht nga lëndimet.

“Nënshkrimi i [Mbappe] ishte në tryezë, por trajnerët preferuan Dembelen sepse donin që një lojtar të hapte fushën”, ka thënë Bartomeu, siç raportohet nga  AS.

Për lëvizjet tani të kritikuara për Dembelen dhe Philippe Coutinhon, ai tha: “Disa nga transferimet që kemi bërë nuk i kanë përmbushur pritjet, lojtarë që kanë kushtuar shumë para, por këto gjëra ndodhin në futboll”.

“Kur ata dy lojtarë u nënshkruan, ata u duartrokitën nga të gjithë. Coutinho erdhi sepse Iniesta ishte duke shkuar. Ai ishte më i miri në Ligën Premier. Dembele erdhi për shkak të largimit të Neymar”.

Dembele aktualisht është jashtë me një lëndim të kyçit të këmbës që mori në Euro 2020. Ai filloi stërvitjet javën e kaluar, por asnjë datë nuk është caktuar se kur do të ribashkohet me ekipin e parë.

Kontrata e tij me Barcelonën do të përfundojë gjatë verës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori