LAJMI I FUNDIT:

Gjakova në balotazh, Gjini i AAK-së sfidohet nga Kusari-Lila e LVV-së

Gjakova në balotazh, Gjini i AAK-së sfidohet nga Kusari-Lila e LVV-së

Janë numëruar të gjitha votat e rregullta në Komunën e Gjakovës.

Në këtë komunë gara e balotazhit do të zhvillohet mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusarit të LVV-së.


Kryetari aktual i Gjakovës do të futet i pari në balotazh me 46% të votave të fituara, derisa Mimoza Kusari ka marrë 37% të votave.

Rezultat mjaft pozitiv në Gjakovë ka pasur edhe kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kola, duke i lënë pas kandidatët e LDK-së, PDK-së e Nismës.

Në garën për Kuvend Komunal, AAK ka marrë më së shumti vota (30.20%) e pasuar nga LVV (28.62%), derisa e treta është PDK me 12.89%.

LDK në garën për Kuvend Komunal ka marrë 11.81% të votave, PSHDK – 10.86, derisa NISMA ka arritur të marrë 3.71% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve të Gjakovës ishte 36,75 % apo 41 mijë e 538 qytetarë nga 113 mijë e 165 sa kishin të drejtë vote. /Telegrafi/