Dy shtetasit shqiptarë, të cilët janë dëbuar nga Serbia me argumentin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, kanë zbardhur detaje nga ndalimi në Beograd, teksa po merrnin pjesë në seminarin e organizuar nga fondacioni Erste, i cili rezulton të ketë disa bashkëpunime edhe me fondacionin Shoqëria e Hapur.
I dëbuari Gazmir Memaj tha se janë ndaluar në hollin e hotelit ku po qëndronin për tu shoqëruar më tej në komisariat, nga ku mohon që t’i jetë komunikuar edhe arsyeja e ndalimit.
“Pas rreth 20 minuta pritje të tensionuar në holl, dy persona pa uniformë, na kërkuan të shkonim në komisariat. Tek makina, e cila ishte makinë private dhe jo policie, u shoqëruam unë dhe kolegia e Help Shqipëri, Edlira Lilaj. Rruga për në komisariat më ngjalli vërtetë frikë, pasi ishim të shoqëruar nga dy persona pa uniformë, në një makinë private që po më nxirrte nga qyteti, dhe meqë nuk e dija as rrugën as vendin, kisha ndjesinë që po më kanosej jeta”, tha Memaj për Abcnews.
“Kur arrita të dalloj godinën e komisariatit, u qetësova dhe mendova se tani sido që të shkonte puna, isha në një institucion shtetëror. Edhe në komisariat nuk vura re uniforma. Nuk është ofruar përkthim në gjuhën shqipe. Me efektivët komunikova në anglisht pasi u thashë që nuk dija serbisht. Megjithatë, dokumenti që tregon ndalimin dhe mos lejimin e hyrjes ne territorin serb për një vit, mu dha ta firmosja në serbisht”, tha ai.
Ndërsa Edlira Lilaj tha se hapi i radhës thotë se do të jetë apelimi pranë Ambasadës së Serbisë në Shqipëri.
“Arsyen e ndalimit nuk na e thanë në asnjë moment. Në shkresën që na dhanë për t’u firmosur ( në serbisht) thuhet se jemi rrezik për sigurinë e vendit. Përmendet një nen i një ligji te shkresa, por në të vërtetë nuk na kanë dhënë arsye ose baza mbi ndalimin. Hapi i radhës është apelimi pranë ambasadës së Serbisë në Shqipëri”, tha Lilaj.
Ndërkohë, mbi 300 organizata ndërkombëtare kanë dënuar veprimin e Serbisë.
Sipas tyre, këto akte, sinjalizojnë armiqësinë në rritje të qeverisë serbe ndaj aktivistëve, të cilat nxiten edhe për shkak të protestave në të cilat është përfshirë Beogradi.
Ato u bëjnë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Abcnews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi