20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një shtetas kosovar, L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj. /tch/
Nga
Telegrafi
57 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































