LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Që i vogël kam menduar për Topin e Artë

Benzema: Që i vogël kam menduar për Topin e Artë
(Foto: Instagram/karimbenzema)

Karim Benzema vazhdon të jetë njeriu kryesor i Real Madrid që prej largimit të Cristiano Ronaldos dhe është kandidat për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021.

Derisa është duke bërë paraqitje shumë të mira për Los Blancos, sulmuesi u riftua nga Didier Deschamps te Franca dhe ka deklaruar se që si i ri ka menduar për çmimin prestigjioz individual.


“Është një trofe, të cilin e duan të gjithë lojtarët. Prej se kam qenë i vogël, kam menduar që ta fitoj atë çmim. Nëse i afrohem, kjo është për shkak të bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar Benzema për TVE.

Ai është pyetur edhe në lidhje me spekulimet për transferimin e Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll nga sezoni i ardhshëm.

Kush do të jetë fitues i ‘Topit të Artë’ – këta janë pesë kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun e çmuar individual
Lexo po ashtu Kush do të jetë fitues i ‘Topit të Artë’ – këta janë pesë kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun e çmuar individual

“Më pëlqen që jam me të në ekipin kombëtar. Në të ardhmen, pse jo? Ai është lojtar i shkëlqyer, por duhet respektuar PSG. Gjithmonë e kam thënë dhe do të them përsëri, shpresoj që të luajmë bashkë një ditë”, ka theksuar 33-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori