LAJMI I FUNDIT:

Theo Hernandez rezulton pozitiv me Covid-19

Theo Hernandez rezulton pozitiv me Covid-19

Klubi italian, Milani ka njoftuar se mbrojtësi i tyre francez, Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Coronavirusi ka prekur tashmë te Rossonerët dhe atë tek njëri nga lojtarët e tyre kryesor, Theo Hernandez.


“AC Milan njofton se Theo Hernandez, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv nga testi i kthyer. Autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar dhe lojtari po bën mirë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mbrojtësi francez u përfshi në skuadrën e Francës për finalet e Ligës së Kombeve dhe kontribuoi në fitoren e Les Blues me një gol dhe një asistim në dy ndeshje.

Bashkatdhetari i tij dhe mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ishte testuar gjithashtu pozitiv me COVID-19 javën e kaluar, pas gjysmëfinales së Francës kundër Belgjikës në Torino.

Sipas raporteve në Francë, Rabiot është një nga lojtarët që refuzoi të vaksinohet dhe është e paqartë nëse edhe Theo u vaksinua apo jo kundër COVID.

Milani pritet ta shpërblejë Theo Hernandezin me kontratë të re për të shmangur interesimin nga PSG
Lexo po ashtu Milani pritet ta shpërblejë Theo Hernandezin me kontratë të re për të shmangur interesimin nga PSG

Theo, 24 vjeç, shënoi një gol dhe regjistroi tre asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat me Rossonerët deri më tani këtë sezon.

Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2024, por sipas raporteve të shumta në Itali, kuqezinjtë janë të gatshëm të zgjasin qëndrimin e tij në klub duke i dhënë atij një rritje pagash. /Telegrafi/