LAJMI I FUNDIT:

Milani pritet ta shpërblejë Theo Hernandezin me kontratë të re për të shmangur interesimin nga PSG

Milani pritet ta shpërblejë Theo Hernandezin me kontratë të re për të shmangur interesimin nga PSG

Milani thuhet se do të shpërblejë Theo Hernandezin me një kontratë të re, por Paris Saint-Germain i ka vënë syrin mbrojtësit francez.

Shënues i 16 golave ​​në 87 paraqitje me Rossonerët, Theo u transferua në Milano në vitin 2019, duke përfunduar një lëvizje prej 20 milionë eurosh nga Real Madridi.


Të mërkurën, francezi ishte ‘lojtari i ndeshjes’ kundër Venezias kur doli nga stoli për të dhënë një asistim dhe për shënuar një gol në fitoren 2-0 të Rossonerëve ndaj skuadrës së sapo promovuar.

Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2024 dhe sipas Il Corriere dello Sport, Milani po shqyrton shpërblimin e mbrojtësit të tyre me një kontratë të re.

Drejtorët e klubit gjithashtu duan të ulen me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij për shkak të interesit të madh nga PSG.

Gjigantët e Ligue 1 janë lidhur me ish-lojtarin e Real Madridit për një kohë të gjatë dhe kuqezinjtë duan të largojnë interesin nga PSG duke i ofruar Theos një zgjatje të kontratës.

Milani refuzon ofertën e lartë të PSG-së për Theo Hernandezin
Lexo po ashtu Milani refuzon ofertën e lartë të PSG-së për Theo Hernandezin

Sidoqoftë, përparësia e Milanit mbetet të zgjasë kontratën e Franck Kessie pasi marrëveshja e tij në San Siro përfundon në verë.

PSG tashmë kishte bërë biznes me lojtarët italianë dhe klubet e Serie A gjatë verës, pasi kishte nënshkruar me Gigio Donnarumma si lojtar i lirë nga Milani dhe Achraf Hakimi nga Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori