LAJMI I FUNDIT:

Situatë e qetë në veri gjatë zbatimit të marrëveshjes për targat

Situatë e qetë në veri gjatë zbatimit të marrëveshjes për targat

Situata në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, është e qetë dhe procesi i reciprocitetit për targat po zhvillohet normalisht.

Nga Kosova për në Serbi vërehen dhjetëra automjete duke pritur, ndërsa nga drejtimi I kundërt kolona arrinë deri në dy kilometra, dhe vozitësit detyrohen të mbulojnë simbolet shtetërore nëpër targat e tyre.

Doganierët dhe policia kufitare janë duke punuar me intenzitet të shtuar në kryerjen e detyrave të tyre, derisa ushtarët e KFOR-it po vëzhgojnë situatën nga disa kilometra larg këtyre pikave.


Qytetarët e pakët të cilët kanë pranuar të flasin, kanë mendime të ndryshme rreth kësaj mënyre të zgjidhjes së problemit.

Disa mendojnë se këto pritje janë shumë të rënda për ta, ndërsa ka edhe të tillë që thonë se pritjet nuk janë fare të vështira dhe se kjo marrëveshje është e duhur.

Lubomir Tripkovic, nga qyteti i Sijenicës të Serbisë, i cili po udhëtonte për në Leposaviq, bëri të ditur për KosovaPress se kjo çështje duhet të zgjidhet, por jo në mënyrë që barra të bie mbi kurrizin e popullatës.

“Procedura është e vështirë sepse po nxitojmë për në fakultet, fëmiu po pret dhe do të kemi problem nëse vonohemi, ndërsa sa I përket pritjes nuk është problem për shkak se në jetë për gjithçka duhet pritur[…]Nuk e di, duhet të zgjidhet kjo çështje, por jo në këtë mënyrë që barra të bie në popullatën”, ka thënë Tripkovic.

Një qytetar tjetër i cili nuk deshi ta tregoj emrin, tha se pritjet e tilla janë shumë të rënda dhe se kjo marrëveshje nuk është e duhur.

“Kjo pritje është shumë e rëndë për neve[…]Nuk është kjo zgjidhje e duhur”, tha ai.

Në anën tjetër, një qytetar nga Novi Pazari me emrin Esat, u shpreh se pritjet nuk janë të rënda fare për të dhe se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat është e qëlluar.

“Kjo pritje për neve nuk është e rëndë fare[…]Po, është marrëveshje e duhur dhe më së miri kishte me qenë që të udhëtojmë nga të dyja drejtimet pa probleme”./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori