LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi arreston ish-zyrtarin rus Igor Chuyan i kërkuar për mashtrim financiar

Mali i Zi arreston ish-zyrtarin rus Igor Chuyan i kërkuar për mashtrim financiar

Gjykata e Lartë malazeze në Podgoricë ka urdhëruar ndalimin e ish-kreut të Shërbimit rus për Rregullimin e Tregut të Alkoolit, Igor Chuyan pasi policia e kishte arrestuar atë në qytetin bregdetar të Tivarit.

Policia deklaroi se zyrtari rus u arrestua pas kërkimeve që zgjatën disa javë për “veprën penale të dhënies dhe marrjes së ryshfetit”.

“Ai akuzohet për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe kriminale të shpërdorimit të pozitës së tij zyrtare, si rezultat i të cilave pati pasoja të rënda”, ka njoftuar policia.


Sipas akuzës, Chuyan organizoi një skemë mashtruese në të cilën banka ruse OFK kishte lëshuar 168 milionë euro kredi kompanitë nën kontrollin e një prej shpërndarësve më të mëdhenj të produkteve alkoolike, Status Group LLC.

Komiteti rus i Hetimeve ka pohuar se huatë u janë dhënë kompanive fantazmë të kontrolluara nga stafi i OFK Bank dhe Status Group LCC, ndërsa Chuyan ishte përfitues i të dy kompanive.

Po ashtu, miliarderi rus me origjinë nga Azerbajxhani, Telman Ismailov është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë.

Ismailov ka paraqitur kërkesën për azil në këtë vend, një ditë pasi u arrestua në Podgoricë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia.

Në Rusi, miliarderi rus, akuzohet se më 2016 ka paguar për vrasjen e dy biznesmenëve në rajonin e Moskës. Ai akuzohet gjithashtu për rrëmbimin e një këngëtari më 2004. Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori