LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi

BE-ja nuk pajtohet më që shteteve të Ballkanit t’u garantohet anëtarësimi

Bashkimi Evropian nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, nuk mund të pajtohet më që të japë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit, kanë bërë të ditur katër diplomatë dhe një dokument i brendshëm, raporton Reuters.

E kjo mund ta “godet” Serbinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për koincidencë kjo po ndodh në kohën kur janë rritur tensionet në veri të Kosovës – përkatësisht përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.

Në samit, BE-ja planifikonte të ripërsëriste premtimin e dhënë 18 vite më parë, se “do t’i ofronte mbështetje perspektivës evropiane shtetet e Ballkanit Perëndimor”. E sipas diplomatëve, kjo ka kaluar të paktën në dy raunde bisedimesh pa ndonjë marrëveshje.


Shtetet e BE-së nuk do t’i zbulojnë qëndrimet e tyre, mirëpo Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e nxitimit për futjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Evropian gjatë 2017-ës, dhe menaxhimi i dobët i punëtorëve të ardhur nga Evropa Lindore në Britani të Madhe duke bërë që shumë britanikë të kthehen kundër BE-së.

Bullgaria është kundër që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së, kjo për shkak të një mosmarrëveshje rreth gjuhës. Madje edhe nëse disa shtete pajtohen për gjuhën, kjo reflekton në paralizimin e planeve të BE-së për të krijuar një “rreth të miqve” nga Ukraina e deri në Tunizi.

Madje sipas ekspertit të integrimeve evropiane në BE, John O’Brennan, njëherit ligjërues në Universitetin Maynooth në Irlandë, “nëse akoma ka shtete anëtare, që për një arsye apo tjetër, besojnë se nuk është i drejtë zgjerimi i BE-së, atëherë nuk jemi duke shkuar askund”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori