LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Anglisë do të marrin tek tani bonuset mijëra euro për paraqitjen fantastike në Euro 2020

Lojtarët e Anglisë do të marrin tek tani bonuset mijëra euro për paraqitjen fantastike në Euro 2020

Heronjtë e Anglisë në Euro 2020 do të marrin një bonus fitimprurës, gjë që ishte premtuar më herët, por që ishte vonuar pasi Federata Angleze e Futbollit ka pas borxh ndaj Qeverisë (175 milionë funte), por fondet janë kthyer dhe tani pagesa mund të bëhet.

Skuadra e Gareth Southgate arriti në finale me disa paraqitje mbresëlënëse para se të pësonte humbje në finale në Wembley me penallti nga Italia.


Ishte hera e parë që nga triumfi i tyre historik në Kupën e Botës në vitin 1966 që Anglia kishte arritur në finalen e një turneu të madh, pasi suksesi më i madh ishte gjysmëfinalja në Kupën e Botës në 2018 dhe ajo në Euro 1996.

FA ka njohur kontributet e skuadrës së “Tre Luanëve”, duke iu premtuar një bonus prej 300 mijë funte (350 mijë euro) për secilin lojtar, shkruan The Sun.

Këto shpërblime ishin pezulluar sepse FA kishte marrë një hua prej 175 milionë funte nga Qeveria e cila duhej të paguhej së pari.

Si rezultat, lojtarët nuk kishin marrë ende pagesën e bonusit për arritjet e tyre gjatë verës.

Por tani borxhi është kthyer ndaj Qeverisë dhe lojtarët do të paguhen këto ditë.

26 lojtarët e Gareth Southgate do të marrin pagesën e tyre prej 300,000 funte për secilin, në një total prej 7.8 milionë funte.

Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet midis, stafit stërvitor të Southgate dhe anëtarëve të ekipit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori