LAJMI I FUNDIT:

Kurti iu bën thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët në veri: Vuçiq ishte në dijeni për skadimin e marrëveshjes

Kurti iu bën thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët në veri: Vuçiq ishte në dijeni për skadimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targa.

Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.


“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti.

Tutje riperseriti se vendimi i marrur e që është duke u zbatuar nuk është kundër askujt.

“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, tha Kurti për media.

I pyetur se çfarë kanë kërkuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it në takim që ka pasur pas vendosjes së masës së reciprocitetit, Kurti tha se ata kanë kërkuar të këtë bisedime dhe dialog rreth kësaj çështje.

“Ata insistojnë të ketë dialog dhe bisedime që të diskutohet për këtë gjë, ne nuk jemi kundër takimeve, bisedimeve e dialogut, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të shkojmë edhe në Bruksel, që të bisedojmë për këtë çështje, mirëpo pasi që e kanë marrë gatishmërinë tonë kanë hasur në refuzimin e Beogradit. Po i bëjnë dëm vetës”, u shpreh ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, ditën e hënë ka vendosur për aplikimin e masës së reciprocitetit për Serbinë, duke larguar targat e tyre, dhe duke u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori