LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka dhënë disa sqarime rreth hapjes së konkursit për noterë të rinj.

MD thotë se konkursi ende nuk mund të hapet, për shkak se vendimi për anulimin e provimit të noterisë është ende në Gjykatë.

“Për shkak të kërkesave të mëdha që kemi pranuar lidhur me hapjen e konkursit për noterë të rinj, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se përderisa Vendimin mbi anulimin e provimit të noterisë, palët e pakënaqura e kanë kontestuar në Gjykatë, pa përfunduar ky proces Ministria e Drejtësisë, edhe përkundër vullnetit për të hapur konkurs sa më parë, një gjë e tillë aktualisht është e pamundur.


Ministria e Drejtësisë nuk ka informacione se në çfarë faze të trajtimit janë këto lëndë, por apelojmë që gjykata të veprojë sa më parë. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për nevojat e qytetarëve por edhe për të ndaluar monopolin dhe për të qenë në përputhje me ligjin për noterinë”, thuhet në njoftim.

MD bën të ditur se aktualisht janë 57 noterë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa në 15 komuna nuk ka noterë.

“Në këto komuna Ministria e Drejtësisë ka caktuar ushtrues detyre të noterit me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shumë prej qytetarëve janë ankuar për shkak të distancës fizike me noterët që ushtrojnë detyrën për komunat përkatëse por kjo është e vetmja zgjidhje që kemi për momentin”, vijon njoftimi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Kalo në kategori