Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Evropës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
Sipas tabelave të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishin 4.8 për qind, në vitin 2020, më të lartat në Evropë.
Viti i pandemisë COVID-19 ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7 për qind të PBB-së.
Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4 për qind të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi me 3.9 për qind të PBB-së, i ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 3.1 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 3 për qind. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Evropian, shpenzon 2.7 për qind të PBB-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4 për qind. Të dhënat për Kosovën mungojnë.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3 për qind e PBB-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3 për qind e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi me 266 euro. Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia e Veriut me 157 euro e më pas Serbia me 164 euro. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.
Buka më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse
Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian. Por, e matur sipas metodës së fuqisë blerëse, shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një evropiani.
Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si për shembull argëtimi. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian, më e ulëta në Evropë, pasuar nga Bosnja e Hercegovina me 32 për qind.
Sipas tabelave të Eurostatit, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38 për qind të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13 për qind që është mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe 30.6 për qind që e ka shteti i dytë në listë është Maqedonia e Veriut.
Së fundmi, disa furra në Shqipëri kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë [65 centë] me një shtrenjtim rreth 14 për qind.
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë kilogrami që në fillim të muajit gusht. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit