Gjendja e rënduar me pandeminë COVID-19, bëri që disa parti politike të kërkojnë që fushata zgjedhore të shkurtohet. Përveç shkurtimit të fushatës zgjedhore u dha edhe ideja për shtyrje të zgjedhjeve lokale.
Ishte fillimisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili javën e kaluar përmes një letre drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, atij të PDK-së Memli Krasniqit, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 10 ditë.
Pas kësaj kërkese është përgjigjur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet jo në 10 ditë por në 5 ditë. E kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se të gjithë duhet ta kemi prioritet mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe se duhet të bisedohet për shkurtim të fushatës zgjedhore.
Një përgjigje për këtë ende nuk e ka dhënë kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri, Albin Kurti. Për këtë kërkesë të partive politike për shkurtim të fushatës zgjedhore, kanë folur edhe nga zyrja e Presidentes, Vjosa Osmani.
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, ka thënë për Telegrafin se kohëzgjatja e fushatës zgjedhore është përgjegjësi e KQZ-së. Ai ka thënë se për një gjë të tillë nuk mund të vendos presidentja.
“Presidentja nuk vendos për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Kjo është përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor”, ka thënë Kupina.
Ndryshe mbrëmë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore. Ai ka deklaruar se pajtohet me deklaratat e kruet të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, për fushatën zgjedhore.
“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”, tha Konjufca.
Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve