LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi për fushatën zgjedhore – ​Abdixhiku falënderon Haradinajn e Krasniqin, pret përgjigje pozitive edhe nga Kurti

Diskutimi për fushatën zgjedhore – ​Abdixhiku falënderon Haradinajn e Krasniqin, pret përgjigje pozitive edhe nga Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është adresuar me një letër publike liderëve politikë në vend për të arritur një marrëveshje rreth fushatës për zgjedhjet lokale.

Kërkesës së tij i janë përgjigjur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe ai i LVV-së, Albin Kurti.


E përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar Haradinajn e Krasniqin, deri sa ka kërkuar nga Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tij për shkurtimin e fushatës zgjedhore në 5 ditë.

Po ashtu Abdixhiku ka thënë se synojnë edhe një takim të përbashkët të të gjithë liderëve politikë për të diskutuar rreth kësaj nisme.

“Sot në mëngjes, nëpërmjet një mesazhi publik, kam ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare për një pakt partiak rreth shkurtimit të fushatës zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë; gjithmonë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore në vend. Në orën 11:45, kam marrë përgjigje pozitive, në formë të shkruar, nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj; madje me një propozim të ri që fushata të mos zgjasë më shumë se 5 ditë”.

“Në ora 18:00, ndërsa, kam marrë konfirmimin tjetër nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, i cili, poashtu ka shprehur gadishmëri për një shkurtim eventual të fushatës zgjedhore. I falëndëroj të dy për përgjigjjet e menjëhershme”, tha ai.

Tutje thekson se ende nuk ka marrë as konfirmim e as pranim propozimi nga  kryetari i LVV-së Albin Kurti.

“Albin Kurtin e ftoj sërish, t’i bashkëngjitet kësaj nisme e nga aty edhe takimit eventual të të gjithë liderëve për definim formal të paktit në fjalë me gjithë propozimet e deritanishme e të tjerat që mund të vijnë”.

“Hapat tonë partiak, shërbejnë në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, më 17 tetor, të sigurtë për të gjithë, përgjegjës ndaj të gjithëve”, shkroi në fund./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori