LAJMI I FUNDIT:

Mancini ‘shkund’ Italinë e tij: 11 korriku kujtim i bukur, tani duhet të mendojmë për të ardhmen

Mancini ‘shkund’ Italinë e tij: 11 korriku kujtim i bukur, tani duhet të mendojmë për të ardhmen

Kampioni i Evropës, Italia, ka barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Bullgarisë në shtëpi, duke komplikuar paksa rrugëtimin në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022,

Tani Italia ka një ndeshje të fortë, pasi në Bazel do të luajë me Zvicrën.


Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se lojtarët e tij duhet ta harrojnë 11 korrikun dhe të shohin përpara.

“11 korriku është i bukur, por ne nuk duhet të humbim në kujtime, pasi e ardhmja është ndryshe dhe duhet të luftojmë. Ndaj Zvicrës na pret një sfidë e vështirë dhe do të luajnë lojtarët që janë gati për të dhënë maksimumin”.

“Ndaj Bullgarisë nuk ia dolëm, por jam i bindur që nëse përsëritim të njëjtën ndeshje në Bazel, mund të marrim tre pikët ndaj Zvicrës”, ka thënë Mancini.

Marco Verratti pritet të jetë mungesa e vetme, por Mancini e ka pranuar se mund të bëjë disa zëvendësime.

Mancini (Foto: FICG)

“Të gjithë djemtë janë mirë, përveç Verrattit, që pësoi një goditje në gju dhe nuk besoj se do t’ia dalë. Kemi alternativa në atë rol dhe një prej tyre është Lorenzo Pellegrini, që mund të luajë, ndonëse është një lojtar me karakteristika më sulmuese”, ka thënë trajneri kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori