LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Kompani nga Izraeli të interesuara për të investuar në Kosovë

Rukiqi: Kompani nga Izraeli të interesuara për të investuar në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se disa kompani nga Izraeli kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë.

Rukiqi tregon se një kompani shtetërore nga ky vend ka shprehur interesin që të hap një akademi për siguri  kibernetike në Kosovë.

“Ka pasur edhe një kompani shtetërore të Izraelit, e cila e ka edhe aspektin e sigurisë kibernetike, ku e ka një interes që ta hap një akademi për siguri në Kosovë dhe të krijoj kuadro që të punojnë për kompanitë botërore dhe të Izraelit”, tregon Rukiqi.


Ai thotë se ka intensifikim të komunikimit ndërmjet odave.

Rukiqi: Kosova qëndron keq me imazhin e investimeve, Qeveria duhet të ofrojë përkrahje për rritjen e potencialit të eksporteve
Lexo po ashtu Rukiqi: Kosova qëndron keq me imazhin e investimeve, Qeveria duhet të ofrojë përkrahje për rritjen e potencialit të eksporteve

“Në aspekt me Izraelin ka një intensifikim të komunikimit të odave. Kemi pasur një delegacion të Odës Ekonomike të Izraelit, në muajin tetor do ta kemi një vizitë atje”, thotë ai.

I pari i OEK-ut, shprehet se miliona vende pune ka mungesë që lidhen me sigurinë kibernetike.

“Diku 2.5 milionë vende pune janë në mungesë që lidhen me sigurinë kibernetike, ku shumë shtete i kanë kushtuar rëndësi të veçantë”, përfundon ai.

Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për gjendjen e fundit të ekonomisë dhe masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/