LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me variantin Delta, partitë politike me tubime nëpër komuna pa maska e pa distancë

Rritja e rasteve me variantin Delta, partitë politike me tubime nëpër komuna pa maska e pa distancë

Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Vetëm gjatë të dielës nga ky virus humbën jetën 36 qytetarë.

E pavarësisht gjendjes, disa nga partitë të cilat vazhdimisht janë duke kritikuar menaxhimin e pandemisë dhe po bëjnë thirrje për respektim të masave, një gjë të tillë nuk e po e bëjnë vet duke mbledhur numër të madh të simpatizantëve të tyre në fushatë për zgjedhjet lokale 2021.

Ishte kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i cili mbrëmë mblodhi qindra simpatizantë të kësaj partie në një tubim parazgjedhor në Vitak.


Në bazë të fotografive të publikuara në Facebook nga Lushtaku vërehet se aty ka dhjetëra persona dhe se nuk ka distancë sipas masave të Qeverisë.

“Në Vitak takuam shumë mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkëbiseduam lidhur me platformën e PDK-së për zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ngjashëm ka vepruar edhe kanidiati i LVV-së në Mitrovicë, njëherit edhe kryetari akutal, Agim Bahtiri në një takim që mbajti takim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ish kandidatin për deputet Edmond Pruthi, nuk respektuan distancën e as nuk kishin maska.

Masat nuk po i respektojnë as disa nga kandidatët e LDK-së, për kryetar komunash, ani pse niveli qendror i kësaj partie është mjaft i zëshëm duke kritikuar menaxhimin e pandemisë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Anton Quni në një takim që ka zhvilluar me kandidatët për asamble nga kjo parti, në momentin kur kanë realizuar fotografinë e përbashkët nuk kanë respektuar distancën, e gjithashtu asnjëri nga ta nuk ka të vendosur maskë.

Edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri në një takim që ka zhvilluar në Podujevë nuk ka respektuar masat. Në fotografitë që ka publikuar vetë ai shihet se janë në ambient të brendshëm dhe se askush nga të pranishmit nuk bartë maskë dhe nuk është as distanca prej 1.5 metra.

Njëjtë ka vepruar edhe kryetari i Nisma Socialdekomrate, Fatmir Limaj i cili gjatë ditës së djeshme i shoqëruar me bashkëpunëtor vizitoi strukturat drejtuese të degës së Nismës në Gjakovë. Në fotografitë e publikuara shihet se nuk respektohet distanca e as bartja e maskave.

Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Sipas masave të miratuara në ambiente të jashtme lejohen grumbullimet deri në 50 persona, por duhet të sigurohet distanca prej 1.5 metra në mes të personave, kurse në ambiente të mbyllura lejohen grumbullimet deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore), dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori