LAJMI I FUNDIT:

Si të lani shishet dhe enët me formë të pazakontë kur një sfungjer ose një furçë nuk ndihmojnë

Si të lani shishet dhe enët me formë të pazakontë kur një sfungjer ose një furçë nuk ndihmojnë
Getty Images

Ju nuk mund ta fusni dorën dhe ta fërkoni me sfungjer, dhe nuk ju ndihmon asnjë furçë për larje të shishes?

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë, ndërsa Chantel Mila, e cila shpërndan këshilla pastrimi në TikTok-un e saj, e ka zgjidhur këtë problem!


Ajo në një video na ka treguar që e gjitha që duhet të bëni është që në enën të cilën e lani të hidhni pak oriz të pazier i cili do të mbledhë ndotjet, pastaj në të shtoni ujë të ftohtë dhe disa pika detergjent për larje të enëve.

Pastaj mbyllni enën dhe tundeni mirë dhe derdheni, shpëlajeni dhe larja është gati, transmeton Telegrafi.

“Orizi do të ndihmojë që brendësia e shishes të pastrohet dhe të jetë perfekt e pastër”, ka thënë Chantel duke shtuar si dëshmi edhe fotografitë e shisheve para dhe pas larjes së këtillë.

Shumica e amvisave i janë falënderuar për këtë truk, duke porositur që sa më parë ta provojnë, ndërkaq atyre të cilat janë të brengosur për shkak të hedhjes poshtë të orizit në këtë mënyrë, ajo i ka porositur që mund ta thajnë dhe ta lënë për përdorim herën tjetër.

💦 #cleaninghacks #lifehacks #homehacks♬ Cloud 9 – Beach Bunny

/Telegrafi/