LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave pajtohen me masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen

Kryetarët e komunave pajtohen me masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave anti-COVID.

Në komunikatë thuhet se “do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës”.


Komunikata e plotë:

KRYETARËT E KOMUNAVE DAKORDOHEN ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË PËR MASA TË REJA

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia dhe Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.

Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ai tha se varianti Delta i Covid-19 po shpërndahet katër herë më shpejtë se variant Alfa i Covid-19.

Ndërkohë në kemi rritur numri e vaksinimit dhe falënderoi Kryetarët e Komunave që kanë sensibilizuar qytetarët për t’u vaksinuar ku dje kemi arritë në 22.000 vaksinime brenda ditës. 

Rezultatet e sotme janë shqetësuese edhe me faktin se kemi trefishim të rasteve të hospitalizimit

Ne propozojmë para Juve si Kryetarë të Komunave disa masa shtesë në betejën kundërv rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19:

– Klubet e natës nga 20 gusht mbyllen komplet,

– Dasmat (për shkak prenotimeve) do të lejohen edhe një kohë, por me vetëm deri në 150 persona dhe jo më vonë se ora 22:30. Çdo dasmorë do të lejohet në dasmë me certifikatë të vaksinimit ose testet PCR ose serologjike.

– Gastronomia do të lejohet të punoj deri në ora 22.30 me masat e mëhershme, me 50% të kapacitetit në hapësirat e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në hapësirat e jashtme.

Në anën tjetër do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës.

Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve.

Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Mirëpo ata kërkuan nga Ministri Vitia shtimin e vaksinimit, për shkak të situatës emergjente të punohet në këtë proces edhe ditëve të vikendit, të lejohen komunat për staf shtesë në këtë situatë emergjente me pandeminë Covid-19, të ofrohen shujta për stafin e angazhuar në Qendrat e Vaksinimit. 

Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori